Aktualitet

Goditen lojërat e fatit në Elbasan, arrestohet pronari i lokalit dhe bashkëpunëtori, iu sekuestrohen telefonat

20 Nëntor 2020, 08:22 Nga DOSJA
Goditen lojërat e fatit në Elbasan, arrestohet pronari i lokalit dhe

ELBASAN– Një person me inicialet R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan është vënë në pranga bashkë me shokun e tij, S. Ç., 23 vjeç, pasi akuzohen për veprat penale penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se të dy të arrestuarit, vendosnin bileta ndeshjeje në lokalin e 37-vjeçarit, përmes telefonave të tyre. Aparatët celularë, dhe një kompkuter u sekuestruar si priva material.

Njoftimi i policisë Elbasan. Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Evidentohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Në pranga pronari i subjektit dhe bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasit S. Ç., 23 vjeç dhe R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan goditen lojrat e fatit ne elbasan elbasan goditen lojrat e fatit ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Nëntor 2020, 07:33

Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kinez dhe më vonë në pjesë të Italisë së Veriut, shkencëtarët filluan të shihnin ndotjen e mjedisit në k...