Aktualitet

Myftiu i Shkodrës vijon betejën në Turqi me virusin: Nëse do e kaloj këtë prag, Allahut i qoftë falënderimi

19 Nëntor 2020, 22:00 Nga DOSJA
Myftiu i Shkodrës vijon betejën në Turqi me virusin: Nëse do

TURQI-Myftiu i Shkodrës Muhamed B. Sytari, po lufton për të fituar betejën me koronavirusin. Ai është i shtruar në një spital të Ankarasë në Turqi.

Ndërkohë ditën e sotme më anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur falenderime për të gjithë njerëzit që i kanë ndenjur pranë në këto momente të vështira. Gjithashtu, ai ka bërë të një kërkesë për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar që të luten për të dhe për babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Postimi i plotë:

Të dashtun të zemrës, Deri më sot, jam rrethuar nga një pafundësi mesazhesh, urimesh, lutjesh e shkrimesh të ndjera nga çdo cep i botës. Nëpërmjet tyre më keni përcjellë mirësi e bekim, që s’ua kthej dot edhe po të sforcohem deri në kiamet! Dua t’ju kërkoj ndjesë për pamundësinë time për të kthyer çdo mesazh e lutje, edhe për shkak të gjendjes sime shëndetësore, që nuk shkon sipas dëshirës sime. Është luftë e pandalshme, me të papritura e befasi të çuditshme. Prandaj, më ndjeni dhe lutuni për mua. Nëse do e kaloj këtë prag, Allahut i qoftë falënderimi! E nëse Ai ka shkruar diçka tjetër, elhamdulilah dhe hallall ju kërkoj! Në këto momente, lutjet e mia, mendimi dhe krejt përkushtimi im është me Haxhi Babën tim të shtrenjtë, që po lufton shumë më fortë e në zemër të kësaj sprove!

Allahu ju dashtë e ju bekoftë! Imam Muhamed B. Sytari/

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamed b. sytari muhamed b. sytari

Sondazh

Poll