Sport

VIDEO/ Fitorja që ngrohu edhe Armand Dukën, presidenti i FSHF-së feston me skuadrën në dhomat e zhveshjes

18 Nëntor 2020, 21:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Fitorja që ngrohu edhe Armand Dukën, presidenti i FSHF-së

TIRANË-Shqipëria e Edy Rejas i mbyll me shkëlqim eliminatoret e edicionit të dytë të Nations League. Kuqezinjtë fituan 3-2 ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”, duke u renditur përfundimisht të parët në Grupin 4 të Ligës C me 11 pikë.Por pa kaluar ende te e ardhmja, futbollistët e Kombëtares janë ndalur të gëzojnë suksesin e së tashmes.

Pas përfundimit të takimit dhomës së zhveshjes së lojtarëve të Shqipërisë i është bashkuar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka përshëndetur futbollistët për arritjen e vendit të parë në grup. E në këtë moment ka shpërthyer edhe festa kuqezi në brendësi të stadiumit “Air Albania“, me lojtarët që nuk mund të përmbahen pas një edicioni të mbyllur me sukses.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka shqiperia armand duka shqiperia

Sondazh

Poll