Sport

Shqipëria në krye të grupit me mbi 2 milionë euro fitime

18 Nëntor 2020, 21:27 Nga DOSJA
Shqipëria në krye të grupit me mbi 2 milionë euro fitime

TIRANE – Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellrusisë mund të kosniderohet historike, jo thjesht për faktin që u arrit objektivi për të kaluar në Ligën B, por edhe sepse për herë të pare Shqipëria e gjen veten në krye të një grupi në një kompeticion europian.

Sigurisht që kjo gjë përkthehet edhe në para, përveçse në aspektin sportiv. Shqipëria përfitoi 1.125.000 euro për pjesëmarrjen në Ligën C dhe po kaq si fituese e grupit në këtë ligë, duke e çuar në total fitimin e Kombëtares shqiptare në 2.250.000 euro.

Një shifër e konsiderueshme që në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, që thuajse do të dyshifoshohet, pasi vetëm pjesëmarrja në Ligën B, ka një premio prej 1.600.000 eurosh.

Për të gjitha këto, festa në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve ka qenë e papërmbajtshme. Mes lojtarëve ka zbritur edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, për të përgëzuar ekipin.

B.T (Dosja.al)

 

Festa e kombëtares ?? në dhomat e zhveshjes pas fitores:

Shqipëri 3-2 Bjellorusi
⚽️ Cikalleshi ’20; ’27; Manaj ’44
?#AirAlbania#NationsLeague#Albania#Shqipëria#Kombëtarja
?⚽️?? #NeJemiNjë pic.twitter.com/EEcNK4BvXK

— FSHF (@FSHForg) November 18, 2020

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll