Sport

Në studio e pyetën për modulin që nuk e ndryshon,Edy Reja lëshon gojën: Na çatë tr*pin,sapo mundëm bjellorusët

18 Nëntor 2020, 17:55 Nga DOSJA
Në studio e pyetën për modulin që nuk e ndryshon,Edy Reja

TIRANË– Pas fitores kundër Bjellorusisë me shifrat 3-2, trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur në përfundim të takimit për mediat në lidhje me atë sukses. Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit, edhe pse duhet thënë se e lëshoi gojë.

“U bë e mërzitshme. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen me skemën 3-5-2. Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira.” Përfundon Reja.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusia edy reja shqiperia bjellorusia edy reja shqiperia

Sondazh

Poll