Sport

Futbolli virtual mbush “stadiumin”, Erion Braçe nuk i ndahet FSHF-së dhe barit të stadiumit: Me paratë që fituat blini

18 Nëntor 2020, 18:36 Nga DOSJA
Futbolli virtual mbush “stadiumin”, Erion Braçe nuk i ndahet

TIRANË– Shqipëria fitoi me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve e vlefshme për Ligën C.Një sukses që e ngjiti përfaqësuesen kuqezi në Ligën B dhe natyrisht që kjo arritje ka edhe benefitet e veta nga ana monetare. Kombëtarja jonë fitoi edhe çmimin 1.125 milionë euro që ishte parashikuar për triumfuesin e Grupit 4 të Ligës C.

Ndërkohë që Erion Braçe, zv.kryeministri i vendit nuk la pa “thumbuar” edhe një herë FSHF-në ku kryefjala ishte tapeti i stadiumit që vazhdon të jetë në gjendje shumë të keqe. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Braçe thotë se kjo arritje ishte me zemër në dorë dhe pa dominim edhe pse sipas tij të gjithë skuadrat e tjera ishin më të dobëta se Shqipëria.

 

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

POSTIMI I ERION BRAÇES

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq!

Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?

Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret!  Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shkruan Braçe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion brace shqiperia erion brace shqiperia

Sondazh

Poll