Bota

I moshuari rrëfen tmerrin si e detyruan serbët të zgjedhë cilin djalë t’i vrasin (VIDEO)

22 Prill 2019, 19:01 Nga DOSJA
I moshuari rrëfen tmerrin si e detyruan serbët të zgjedhë

Mëngjesi i 15 prillit 1999 nuk zbardhi sikur ditët e tjera, në lagjen e Bosnjkëve në Mitrovicë.

Në këtë lagje, atë ditë do të ndodhte një prej masakrave më të rënda të qytetit.

11 burra të lagjes do të vriteshin, e shumë gra do të dhunoheshin nga forcat serbe.

Gazeta inFokus ka sjelë rrëfimin e 72 vjecarit, Isa Sherifi i cili humbi dy djemtë në këtë krim.

Sherifi ka treguar se si njëri prej komandantëve serbë i kishte thënë që të zgjidhte mes dy djemëve, se cilin dëshiron ta shpëtojë.

“Njanin tha merre edhe hec ik, u nala pi kshyri e thash cilit mi than, edhe ky Sherifi pom shtyn se ky u kan ma i madh se aj. Thash o nuk shkoj, tha o po shkon. Tash um bren, a kom mujt njanin me marr , po ta kisha marr njanin , po ta kisha marr njanin çfarë pasoja masnej kisha pas”, rrëfen Sherifi.

Megjithatë, plaku i fortë nuk kishte mundur të zgjedhte mes dy djemëve, të cilët ishin në ditët më të mira të rinisë.

Reportazhi i plotë:

Marrë nga gazeta Infokus

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni isa sherifi kosove lufta e kosovës isa sherifi kosove lufta e kosovës

Sondazh

Poll