Bota

‘Sfinksi misterioz’, fati i zogut që fluturoi nga Bullgaria drejt Jemenit me një paisje përgjimi

22 Prill 2019, 15:49 Nga DOSJA
‘Sfinksi misterioz’, fati i zogut që fluturoi nga Bullgaria

Nelson është sfinksi që vendosi të fluturonte nga Bullgaria në Jemen brenda një thesi me misër, por për fat të keq në trupin e tij gjetën një paisje të vogël dhe e konsideruan si paisje përgjimi.

Largimi nga Bullgaria

Nelson është një nga sfinksat e Parkut Doué-la Fontaine në Francë të sjellë në Bullgari për t’u futur në grykën e Kresnës (rezerva natyrore më e pasur bullgare), ku ata dikur jetonin, por u zhdukën nga fermerët me karkasat e helmuara.

Nelson u largua në vjeshtë dhe vazhdoi fluturimin e tij përmes Turqisë, Sirisë, Libanit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite. Ai arriti në Jemenin e veriut nëntorin e kaluar, pasi kishte humbur rrugën.

Mbërritja në Jemen

Sfinksi Nelson mbërriti në Jemen me disa plagë në krahë dhe në trupin e tij. Ai u gjend në qytetin e Taizit, ku u gjet nga një ushtri vendase, të cilët zbuluan paisjen në truin e tij dhe menduan se ai ishte  i dërguar për spiunazh.

Vendimi për sfinksin u mor dhe u vendos që ai të kthehej në vendin e tij sërish pasi të fitoj pak imunitet dhe shëndet.

Burimi: Corriere Della Sera 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nelson nga bullgaria ne jemen sfinksi misterioz nelson nga bullgaria ne jemen sfinksi misterioz

Sondazh

Poll