Bota

Qipro/ Vrau dy gra dhe një të mitur 6-vjeçare, shpallet në kërkim vrasësi serial

22 Prill 2019, 14:12 Nga DOSJA

QIPRO– Një oficer 35-vjeçar është në kërkim nga policia pasi akuzohet për vrasjen e dy grave dhe të një të miture 6 vjeçare.

Autoritetet e gjetën trupin e nënës 38-vjeçare brenda një pusi 125 metra të thellë vetëm një vit pas zhdukjes së saj. Pranë të njëjtës zonë, autoritetet gjetën edhe trupin e gruas tjetër, ndërsa ende nuk ka asgjë gjurmë për vajzën e mitur të 38-vjeçares.

 

Gruaja e dytë është identifikuar si Arian Palanas Lozano dhe mendohet se është vrarë 40 ditë pas vrasjes së 38-vjeçares dhe vajzës së saj. Oficeri 35 vjeçar ka pasur një marrëdhënie intime me të.

Mediat qipriote dhe greke po spekulojnë se kanë të bëjnë me një vrasës serial, i cili ka vrarë të paktën tre persona, kofomat e të cilëve i ka fshehur në fusha të ndryshme në ishull.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni qipro vrasesi serial ne qipro qipro vrasesi serial ne qipro

Sondazh

Poll