Sport

VIDEO/ Misioni i përmbushur! Shqipëria bën detyrën me Bjellorusinë dhe ngjitet në Ligën B

18 Nëntor 2020, 17:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Misioni i përmbushur! Shqipëria bën detyrën me

TIRANË– Shqipëria bën detyrën. Ndaj Bjellorusisë kuqezinjëve i duhej vetëm fitorja dhe e morën duke triumfuar me shifrat 3-2. Një sukses që ngjit përfaqësuesen në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës Kombeve.

Gjithçka nisi në minutën e 20-të kur Cikalleshi shënoi me kokë pas topit të dhënë nga Memolla, ndërsa 7 minuta më vonë ishte pikërisht sulmuesi nga pika e bardhë e penalltisë. Shqipëria e nisi ndeshjen mjaft mirë, por komplikuan gjithçka sërish, vetëm kur iu dhuruam rivalëve një gol nga hiçi në minutën e 35-të. Një pakujdesi e Ismajlit nga një rivënie anësore, lëkundi disi skuadrën në pjesën e parë sepse solli edhe golin e bjellorusëve.

Për afro 10 minuta pati disi frikë, por ishte Manaj ai që thelloi diferencën në 3-1 me një gol të shkëlqyer pak sekonda nga fundi i pjesës së parë. Në pjesën e dytë Shqipëria mban gjithçka nën kontroll deri në minutën e 80-të, por sërish pas një gabimi në mbrojtjen kuqezi, bjellorusët shënojnë rikthehen në lojë. Shqipëria nis të vuajë më shumë se sa duhet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shqiperia shqiperia

Sondazh

Poll