Sport

VIDEO/ Momente paniku te Shqipëria, Bjellorusia shënon të dytin

18 Nëntor 2020, 16:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Momente paniku te Shqipëria, Bjellorusia shënon të dytin

TIRANË-Ka startuar në “Air Albania” sfida më e rëndësishme e grupit ajo mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kush fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.Në minutën e 19-të zhbllokohet sfida.

Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fal me kokë duke tundur rrjetën. Në minutën e 29-të ishte po sulmuesi që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, fituar nga Rey Manaj.

Në minutën e 35-të miqtë ngushtojnë diferencën me Skavish, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën. Një gol i shënuar nga hiçi që fut sërish në lojë bjellorusët. Vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë Rey Manaj shënon golin e tretë.Finalizim mjaft i bukur i lushnjarit pas asistit të Gjasulës, teksa nuk fal brenda zonës, ku me një gjuajte potente, e dërgon topin në rrjetë.

Pjesa e dytë fillon e qetë, ndërsa në minutën e 81-të ka panik në mbrojtje,kundërshtarët depërtojnë me lehtësi dhe mposhtin portierin Berisha për herë të dytë, me anë të futbollistit Kendish.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusia bjellorusia

Sondazh

Poll