Politike

Shkak pandemia e Covid-19, KLP pezullon aplikimet për kandidatët, dy vendet e Besnik Canit dhe Arben Dollapit mbeten bosh

18 Nëntor 2020, 16:58 Nga DOSJA
Shkak pandemia e Covid-19, KLP pezullon aplikimet për kandidatët, dy

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka pezulluar aplikimet për plotësimin e vendeve vakante. Në një njoftim thuhet se ky vendim ka ardhur pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura.

Sipas njoftimit aktualisht në KLP janë dy vende bosh, ai i Besnik Canit dhe Arben Dollapit të shkarkuar nga Vettingu. Mësohet se për të zgjedhur dy prokurorë të tjerë duhet të thirret mbledhja e pergjithshme e prokuroreve që e ka tagër kryeprokurori. Me këtë vendim KLP e ka pezulluar këtë mbledhje deri në një moment te dytë., për shkak të koronaviurusit.

“Pershendetje te gjitheve! Me urimin qe te jeni sa me mire me shendet lutem gjeni si me poshte njoftimin per  pezullimin e  procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP . Tiranë, 18.11.2020 Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, ka vendosur pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shpallur në datë 13.11.2020, deri në një njoftim të dytë.   Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve”, njofton KLP.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klp klp

Sondazh

Poll