Politike

Maqedoninë e la pas Bullgaria, por Shqipërinë, qeveria! Për të shtatën herë, Rama dhe maxhoranca dështuan në hapjen e n

18 Nëntor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Maqedoninë e la pas Bullgaria, por Shqipërinë, qeveria! Për

TIRANË– Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë është shtyrë për të disatën herë. Burime nga Bruksel shpjegojnë për Lapsi.al se 5 vende të BE janë të gatshëm të ushtrojnë veton, pasi Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 6 parakushtet e vendosura nga BE në fillim të këtij viti. Pas konferencës së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku është diskutuar për zgjerimin, u vendos që të mos kryhet, duke shtuar kështu dështimin e shtatë për qeverinë e socialistëve, që kur ata kanë ardhur në pushtet.

I pyetur nëse Gjermania ia ka dalë të bindë vendet e tjera për të caktuar një datë për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë, përfaqësuesi Michael Roth tha për ABS se kanë qenë dy kushtet e paplotësuara ato që e lanë Shqipërinë pas.

“Unë e ndjeva se mbledhja e sotme ishte në frymën e duhur për të na dhënë mundësinë që të arrijmë në konkluzione pozitive në fund të presidencës tonë, që do të thotë vënien në zbatim të kornizave negociuese dhe hapjen e konferencave ndërqeveritare. Me të drejtë, ju iu referuat Shqipërisë dhe thatë se mbeten ende dy pika, dy çështje ende të pazgjidhura dhe to janë pjesë përfundimeve të mbledhjes së Prillit. Së pari është nisja e punës së Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti, impelmentimi i ligjit zgjedhor. Gjithsesi arsyet që të jemi optimistë se këto do të ndodhin shpejt, janë çështje të vështira sigurisht. Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin e vetingut, për të pasur më shumë gjykatës dhe prokurorë që të zëvëndësojnë ata që u larguan nga detyra. është një vend i vogël dhe kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike. Ndodh në shumë vende që të jetë e vështirë që të ketë konsensus për Kodin Zgjedhor. Por Shqipëria është në rrugën e duhur. Nuk mund ta them ende, nëse mund të kemi një konkluzion të suksesshëm në fund të këtij viti” u shpreh Roth.

Pas përmendjes së dy kushteve të paplotësuar nga Shqipëria, Michael Roth foli për Maqedoninë e Veriut dhe votën e lajmëruar nga Bullgaria, që rezultoi të ishte kundër.

“Të gjithë përfaqësuesit shprehën mbështetje për një konkluzion pozitiv, përveç Bullgarisë (votë kundër Maqedonisë së Veriut). Pavarësisht kësaj, javën e fundit Gjermania është përpjekur që të bindë miqtë tanë për të rënë dakort dhe shpresojmë që rregullojmë pozicionin tonë, por mesazhi sot ishte i qartë,”- u shpreh Roth.

Ndërsa zëvendës presidenti i Këshillit Evropian, Maros Sefcovic ka folur për integrimin e Shqipërisë. Në konferencën që është mbajt ditën e sotme se konferenca ndërqeveritare të zhvillohet sa më shpejt, në mënyrë që t’i japin një mesazh të qartë Ballkanit se puna po vazhdon.

“Duhen dyfishuar përpjekjet, në mënyrë që të gjitha shqetësimet e ngritura.  Duam që konferenca ndërqeveritare, të mbahet sa më shpejt. Ne duam të japim një mesazh të qartë Ballkanit se vazhdon puna jonë, për integrimin e tyre“, theksoi Šefčovič.

Por a pritej dështimi me Shqipërinë?

Kushtet e BE-së duhet të ishin përmbushur që në fillim të këtij viti, në mënyrë që konferenca ndërqeveritare të shihte dritë jeshile. Duke mos e bërë këtë gjë, socialistët u futën në dështim për të shtatën herë.

Dy pikat kyçe që nuk po e lejojnë Shqipërinë të ecë para është çështja e Gjykatës Kushtetuese dhe e arritja e një konsensusi për Reformën Zgjedhore. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara ka koncensur e faturojnë këtë gabim direkt tek kryeministri Rama. I lajmëruar që t’i qëndronte Kushtetutës, Rama me fjalët ‘jemi prag zgjedhjeve’, u justifikua për të çuar deri në fund ndryshimet që kishte nisur. Edhe Kushtetuesja u fut në ngërç pas konfliktit që pati kreu I qeverisë me Presidentin Ilir Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave edi rama hapja e negociatave

Sondazh

Poll

Politike 18 Nëntor 2020, 07:23

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.Basha shkruan në Twitter dhe...

Politike 17 Nëntor 2020, 21:58

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka akuzuar  akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim në çështjen e integrimit europian dhe ...