Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 36-vjeçari nga Kavaja, i dënuar me 8 vite e 5 muaj burg në Itali

18 Nëntor 2020, 08:42 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet 36-vjeçari nga Kavaja, i dënuar me 8 vite e 5 muaj

TIRANË– Një 36-vjeçar nga Kavaja, i identifikuar si Adrian Rrugeja (Driza), është vënë në pranga.

Sipas njoftimit të Interpol, mësohet se i riu, ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, i cili e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

36-vjeçari me dy mbiemra u arrestua në lagjen nr.6 në Kavajë. Ai pritet të ekstradohet drejt italisë, ku dhe do të vuajë dënimin e marrë. 

Njoftimi Tiranë. Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian rrugeja (driza) arrestohet 36 vjecari i shpallur ne kerkim adrian rrugeja (driza) arrestohet 36 vjecari i shpallur ne kerkim

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 07:31

TIRANË– Në Shqipëri debati mbi menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga strukturat shëndetsore, ka marrë një përmasë të re pas shtimit të rasteve të infektim...