Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me një shtetase me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 26 vjeçari në Krujë

18 Nëntor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Kreu marrëdhënie seksuale me një shtetase me probleme të

TIRANË–Një 26 vjeçar nga Fushë Kruja është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. 26 vjecari ka kryer marrëdhënie seksuale me një 30 vjecare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, ndërsa ndalimi i tij është bërë ditët e fundit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marredhenie seksuale me dhune marredhenie seksuale me dhune

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 07:31

TIRANË– Në Shqipëri debati mbi menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga strukturat shëndetsore, ka marrë një përmasë të re pas shtimit të rasteve të infektim...