Aktualitet

Organizonte lojëra fati, arrestohet pronari i lokalit në Poliçan, sekuestrohen para dhe një aparat celular

18 Nëntor 2020, 07:53 Nga DOSJA

POLIÇAN– Një 46-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka organizuara lojëra fati nëpërmjet celularit.

Policia, përmes njoftimit, bëri me dije se 46-vjeçari me inicialet Xh.L., është arrestuar. Atij i janë sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash që i janë gjetur në lokal, bashkë me aparatin celular. 

Njoftimi i policisë Poliçan. Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit. Sekuestrohen një sasi lekësh dhe një aparat celular.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrrestohet 46 vjecari ne polican polican arrrestohet 46 vjecari ne polican polican

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 07:31

TIRANË– Në Shqipëri debati mbi menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga strukturat shëndetsore, ka marrë një përmasë të re pas shtimit të rasteve të infektim...