Sport

Shqipëria U-21 turpërohet përballë Anglisë U-21, humbet thellë 5-0!

18 Nëntor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Shqipëria U-21 turpërohet përballë Anglisë U-21, humbet

ANGLI – Shqipëria U-21 është gjunjëzuar keqazi nga Angli U-21, duke pësuar humbjen e thellë 5-0, e cila vështirë se mund të justifikohet. Sigurisht, përballë britanikëve shpresohej vetëm te një mrekulli për të marrë tri pikët, por në ndeshjen ndaj tyre, kuqezinjtë e rinj kanë gabuar thuajse në gjithçka, duke mos treguar asgjë.

“Tre luanët” e rinj e filluan shumë mirë këtë takim, ku shënuan në minutën e 5-të me Callum Hudson-Odoit. Gjatë pjesës së para ata shënuan edhe dy gola të tjerë, fillimisht me James Justin në minutën e 26-të dhe mandej me Jamal Musiala në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë anglezët do të shënonin sërish me talentin e Arsenalit, Eddie Nketiah në minutën e 52-të, i cili do të realizonte edhe golin e fundit në minutën e 86-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi, që përfundoi 5-0 për Anglinë U-21.

Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria U-21 me 14 pikë u rendit në vendin e tretë, pas Anglisë U-21 që grumbulloi 28 pikë dhe Austrisë U-21, e cila pas fitores 3-0 ndaj Andorrës U-21, u ngjit në kuotën e 18 pikëve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia u-21 austria u-21 britaniket kombetarja u 21 kuqezinjtë shqiperia u-21 tri luanet anglia u-21 austria u-21 britaniket kombetarja u 21 kuqezinjtë shqiperia u-21 tri luanet

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 20:02

KAVAJË– Në Kavajë harrojnë të shkuarën dhe kontributin e Andi Lilës. Ish-futbollisti i Kombëtares numëron 68 paraqitje me fanellën kuqezi, por në ven...

Sport 17 Nëntor 2020, 19:10

Stadiumi “Air Albania” mbush 1 vjeç…

TIRANE – Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milio...