Sport

Shalandes vazhdon të jetë pozitiv, Sahiti kërkon fitoren ndaj Moldavisë

18 Nëntor 2020, 07:12 Nga DOSJA

PRISHTINE – Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shalandes, do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e sotme kundër Moldavisë. Rezultatet e djeshme të testit për Covid-19 e kanë diagnostikuar sërish helvetin Shalandes pozitiv, edhe pse gjendja shëndetësore është shumë e mire dhe pa simptoma. Kësisoj, “dardanët” në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë përsëri nga zëvendëstrajneri, Muharrem Sahiti.

Ndërkohë, mësohet, se për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në përfaqësuesen kosovare edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi. Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve edhe për ndeshjen ndaj moldavëve, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur në orën 20:45.

“Covid-19 dhe lëndimet na kanë prekur më së shumti ne. Në asnjë ndeshje nuk kemi qenë të kompletuar. Jo vetëm një ose dy lojtarë por në çdo ndeshje kemi pasur 5-6 mungesa të rëndësishme dhe kjo sigurisht që e ka bërë të vetën. Moldavia nuk është kundërshtar i lehtë, por ne jemi favoritë dhe duhet ta dëshmojmë këtë në fushë. Ne hyjmë vetëm për fitore,”– ka deklaruar në konferencën e shtypit, zëvendëstrajneri Muharrem Sahiti, i cili do të drejtojë Kosovën në takimin e fundit në grupin 3 për Nations League.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernard shalandes dardanet kosova muharrem sahiti bernard shalandes dardanet kosova muharrem sahiti

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2020, 20:02

KAVAJË– Në Kavajë harrojnë të shkuarën dhe kontributin e Andi Lilës. Ish-futbollisti i Kombëtares numëron 68 paraqitje me fanellën kuqezi, por në ven...

Sport 17 Nëntor 2020, 19:10

Stadiumi “Air Albania” mbush 1 vjeç…

TIRANE – Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milio...