Aktualitet

Trafik kokaine nga Gjermania në Itali, pranga disa shqiptarëve. Kush janë vëllezërit nga Fushë Kruja, “kokat” e grupit

17 Nëntor 2020, 18:04 Nga DOSJA
Trafik kokaine nga Gjermania në Itali, pranga disa shqiptarëve. Kush

ITALI– Policia italiane ka zhvilluar një aksion anti-drogë duke shkatërruar një grup që merrej me importimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Italia në Gjermani. 

Hetimi, i cili filloi në vitin 2017, bëri të mundur identifikimin e dy vëllezërve shqiptarë të cilët ishin përfshirë në importimin e kokainës nga Gjermania në Liguria të Italisë, duke shfrytëzuar kontaktet që kishin me bashkatdhetarët që banonin në atë vend. Të dy, duke përdorur disa korrierë të cilët kishin krijaur një bazë logjistike në Côte d’Azur, e sillnin drogën në Genova, dhe më pas e shpërndanin kudo. 

Vëllezërit shqiptarë nga Fushë Kruja, Alfred dhe Klodian Plloçi, ishin ata që bënin “pazarin” për blerjen e kokainës nga furnizuesit dhe më pas e sillnin në itali duke e fshehur brenda makinave. Më pas e shisnin tek tregëtarët e drogës, këta të fundit kryesisht italianë. Po ashtu droga shpërndahej përmes një shqiptari tjetër, Aurel Hasanaj, lindur në fshatin Kote. Një tjetër shqiptar i arrestuar është Kliton Strazimiri, i lindur më 05/07/1991 në Bulqizë. Më pas, lënda narkotike shpërndahej me pakicë nga anëtarët italianë të grupit. Midis tregtarëve të shquar të drogës, të arrestuar tashmë në korrik të vitit të kaluar, është Riccardo Colella.

Ai e ruante drogën për ta dhe në disa raste gjithashtu shërbeu si ndërlidhës. Gjatë hetimit, i cili filloi në vitin 2017, 18 persona u arrestuan në flagrancë dhe pesë kilogramë drogë u sekuestruan.

Hetimi zbuloi gjithashtu se disa të dyshuar donin të investonin paratë e fituara në aktivitete të ligjshme tregtare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred plloçi klodian plloçi alfred plloçi klodian plloçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 17:18

Profesori i komunikimit Artan Fuga, në një intervistë në “News 24”, tregoi simptomat që kaloi, gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19. Fuga u shpreh se ki...