Çelja e negociatave/ Ministri gjerman flet HAPUR: Shqipërisë i mbeten edhe dy kushte për t’u plotësuar
BRUKSEL– Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar, të cilat e pengojnë nga rruga drejt Bashkimit Europian. Detajet i ka konfirmuar ministri gjerman, Michael Roth në një prononcim për gazetaren e ABC, Erisa Zykaj. Sipas Roth, Shqipëria duhet që të plotësojë dy kushtet në mënyrë që të organizohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
“Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor,”- ka thënë Roth.
PJESË NGA INTERVISTA:
Ndjeva që takimi i sotëm ishte për të arritur një përfundim të suksesshëm deri në fund të presidencës sonë, që do të thotë miratimin e kornizës negociuese dhe hapjen e konferencave të pranimit. Ka dy çështje të pazgjidhura dhe pjesa e konkluzioneve të këshillit të prillit. Së pari, krijimi i Gjykatës së Lartë për të bërë punën e saj dhe së dyti: zbatimin e reformës zgjedhore. Kjo është një temë e vështirë dhe puna e Gjykatës së Lartë ka të bëjë me procesin e Vettingut. Shqipëria është vend i vogël dhe kjo do të marrë ca kohë. Dhe sigurisht në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike. Kjo është e vërtetë për shumë vende. Është e vështirë të arrihet konsensusi për ligjin zgjedhor por Shqipëria është në rrugën e duhur. Nëse mundemi të kemi një përfundim të suksesshëm deri në fund të vitit, kjo është diçka që nuk mund ta them akoma. Bullgaria iu referua pikave të cilat i konsideron si të rëndësishme. Javën e kaluar Presidenca Gjermane është përpjekur, por nuk kemi arritur të bindim miqtë tanë bullgarë që të bien dakord për kornizën e negociatave. Ne po përpiqemi të krijojmë një pozicion të arsyeshëm, por nuk është vetëm në duart tona.
Më herët ministrat e çështjeve europiane të Bashkimit Europian, të cilët u mblodhën sot nuk kanë mundur të zhbllokojnë pengesën lidhur me aprovimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria nuk ka plotësuar ende kushtet, ndërsa Maqedonia e Veriut është penguar nga Bullgaria.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Prokurorja la në burg 43-vjeçarin se vodhi 12 mijë lekë, ai u vetëvra brenda qelisë/ KLP rrëzon kërkesën e ILD për pro
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor të prokurores Elina Kombi, e c...
Po lëvizte me makinë me logo televizioni, dhe kundërshtoi policinë, në kërkim shoferi nga Gjirokastra
GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një person i cili nuk është bindur urdhrit për tu ndaluar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se a...
I bien drutë përsipër, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari në Burrel (EMRI)
BURREL– Një 50-vjeçar në fshatin Balgjat të Burrelit ka humbur jetën tragjikisht. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ilir Turja ka vdekur pasi një pjes...
Rritja e rasteve me Covid-19/ Manastirliu firmos URDHRIN për masat e reja kundër koronavirusit (DOKUMENTI)
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka miratuar zyrtarisht masat e reja anticovid-19. Manastirliu ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbu...
E rëndë në Bulqizë, 4-vjeçari kafshohet nga qentë në fytyrë, përfundon në spital
BULQIZË– Një 4-vjeçar është sulmuar nga qentë dhe ka marrë plagë tëshumta në fytyrë. I mituri është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe po merr ndihm...
DHIMBJE e madhe/ Përlotet ekonomiku pas vdekjes së Irena Bogdanit që nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19. Kush ishte
TIRANË- Pedagogia Irena Bogdani, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 62 vjeçare, duke lënë një dhimbje të madhe për familjen, kolegët por edhe s...
Muhamet Rrumbullaku del para KJV-së, diskutohet fotoja e kreut të SHÇBA-së me Arben Frrokun: Ndodhi tre vite para se të vri
TIRANË– Drejtuesi i SHCBA-së, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimti, ku dhe ka kaluar provën për pastërtinë e fig...
Aksidentohen dy makina në Fier, plagosen shoferët, nisen me urgjencë drejt spitalit
FIER– Një aksident i rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e sotme në Fier, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja k...
Humb jetën minatori në Minierën e Krastës
BULQIZË– Ka ndërruar jetë një tjetër minator në Bulqizë. Mësohet se minatori ka humbur jetën në minierën e Krastës, pasditen e sotme. Një masiv shkëmbor e ...