Aktualitet

Prokurorja la në burg 43-vjeçarin se vodhi 12 mijë lekë, ai u vetëvra brenda qelisë/ KLP rrëzon kërkesën e ILD për pro

17 Nëntor 2020, 17:06 Nga DOSJA
Prokurorja la në burg 43-vjeçarin se vodhi 12 mijë lekë,

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor të prokurores Elina Kombi, e cila hetoi çështjen e Bilbil Hasanit, 43-vjeçarit nga Kukësi që vrau veten në dhomat e paraburgimit pasi kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Ka qenë kryetari i ILD-së, Artur Metani, personi që kërkoi hetim disiplinor për prokuroren, por KLP-ja e ka rrëzuar me 7 vota pro dhe 2 kundër. Atë të Gent Ibrahimit dhe Nurihan Seitit.

“Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Me propozimin e Komisionit Disiplinor, Këshilli vendosi me 7 vota pro dhe 2 kundër (Gent Ibrahimi dhe Nurihan Seiti) rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedim disiplinor ndaj magjistrates Elina Kombi, për shkak se faktet e pretenduara nuk përbëjnë shkelje disiplinore, pasi nga veprimet apo mosveprimet e prokurores, nuk konstatohet ardhja e ndonjë pasoje për palët në procedimin penal,”- thuhet në njoftimin e KLP.

Bilbil Hasani, 43-vjeçari nga Kukësi u gjet i varur me çarçaf në shkurt të këtij viti në qelinë e paraburgimit. Babai i 4 fëmijëve u arrestua në 2019 pasi akuzohej për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil hasani elina kombi ild klp bilbil hasani elina kombi ild klp

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 15:57

Humb jetën minatori në Minierën e Krastës

BULQIZË– Ka ndërruar jetë një tjetër minator në Bulqizë. Mësohet se minatori ka humbur jetën në minierën e Krastës, pasditen e sotme. Një masiv shkëmbor e ...