Politike

CENSURA/ Rama u përpoq të baltoste Bashën me gojën e ish-luftëtarit të UÇK-së, preu intervistën e Dritan Goxhajt dhe tr

17 Nëntor 2020, 16:42 Nga DOSJA
CENSURA/ Rama u përpoq të baltoste Bashën me gojën e

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, në lidhje me kasetën e masakrës së Krushës së Madhe. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Raa ka nxjerrë një material të përmbledhur me të gjithë ‘zërat’ që lëshojnë akuzat ndaj Lulzim Bashës.

Në një pjesë të videos, është edhe intervista e Dritan Goxhajt, ish-luftëtarit të UÇK-së, i cili deklaronte se Lulzim Basha dhe Artan Grubi kanë qenë përkthyes, por nuk kanë pasur hapësirë që të ndërhynin në dosje. Pikërisht këtë fjali, kryeministri Rama, ka zgjedhur që ta shkëpusë nga intervista e plotë e Goxhajt, duke publikuar vtëm disa fjalë, që të lënë të kuptosh se edhe ish-luftëtari i UÇK-së, shënjestron Bashën.

Pjesa nga Intervista e Goxahjt për FaxNews: Të dy këta persona kanë qenë përkthyes në kuadër të UMNIK-ut, në fillim pranë zyrës së Hagës, dhe më pas kanë kaluar në funksione të tjera po të rolit përkthyes ose këshilltar juridik. Në dosje rezulton vetëm emri i Artan Grubit, i cili ka shoqëruar grupin e 12 ekspertëve, për të bërë hetime në republikën e Shqipërisë, i cili sot është zv.kryeministër i Maqedonisë. Këta duke qenë se janë përkthyes janë marrë me përkthimin e dosjeve të tjera. Roli i përkthyesit nuk ka përpilim të dosjes, nuk ka mbledhje të fakteve, i vetmi shqiptar ka fuqi në përpilimin e dosjeve është Argita Berisha. Që ka pasur fuqinë të heq apo të vendosë pjesë ligjore të dosjes. Përkthyesit Lulzim Basha dhe Artan Grubi nuk kanë pasur mundësi që të ndërhyjnë në dosje. Ka një nonsens në këtë që thuhet pasi masakra është kryer nga serbët, dhe përkthyesi do të duhet që të dijë serbisht

Pjesa që transmetoi kryeministri Rama në facebook, me ndërprerje: Të dy këta persona kanë qenë përkthyes në kuadër të UMNIK-ut, në fillim pranë zyrës së Hagës, dhe më pas kanë kaluar në funksione të tjera po të rolit përkthyes ose këshilltar juridik. I vetmi shqiptar që ka pasur fuqinë juridike në dosje, ka qenë Argita Berisha.

Dëgjoni intervistën e plotë të Goxhajt:

Siç duket, kryeministri Rama ka zgjedhur të transmetojë vetëm fjalitë që ‘i leverdisnin’ nga kjo intervistë.

Gjithsesi, debati për akuzat e Ramës për raportin e Dick Marty-t vijon sërish. Rama vijon të kërkojë llogari nga Basha teksa shton se kryedemokrati, nuk duhet t’i bëjë bisht përballjes, por të përgjigjet. Përmes një statusi, Basha i bëri thirrje Ramës që të ndalonte me gënjeshtrat dhe të merrej me situatën kaotike në Shqipëri. Sërish, Rama iu përgjigj. Në konferencën që mbajti me gazetarët, kryeministri shtoi se Basha duhet të dalë të përgjigjet vetë, jo për të por për popullin që dëshrion të dijë qëndrimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll