Politike

‘Vaksinimi për grupet e rrezikuara’/ Manastirliu: Mbulim për të gjithë, janë dy skema mjekimi

17 Nëntor 2020, 15:20 Nga DOSJA
‘Vaksinimi për grupet e rrezikuara’/ Manastirliu: Mbulim

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme ditën e sotme në Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë. Nga atje ministrja u shpreh se vaksinimi do të vijojë për të gjitha grupet që janë të rrezikuara.

“Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Në vizitën në Qendrën Shëndetësore nr. 4, ministrja Manastirliu foli edhe për rimbusimin e trajtimit ambulator në banesë, me vlerë.2 milard lekë.

“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti i shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që është edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Ndërkohë që shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP prof.Silva Bino e ka cilësuar procesin e vaksinimit ndaj gripit si një proces me ritme të mira dhe mbulim shumë të mire për grupet e rrezikuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll