Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rrezikon 30 vite burg, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, u kap në lokal

17 Nëntor 2020, 08:32 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rrezikon 30 vite burg,

TIRANË– Një 31-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimi i të riut është bërë nga efektivët e policisë së komisariatit nr.2, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

31-vjeçari me inicialet E.P., është arrestuar në Unazë të Re, në ambientet e një lokali.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. I riu rrezikon maksimumi 30 vite burg.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Befasia”. Kapet dhe arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit, në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. P., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjecari ne tirane arrestohet 31-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 08:27

FOTOT/ 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

TIRANË-Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më t...