Sport

NDESHJA me Kazakistanin! Shqipëria kalon në avantazh, Cikalleshi zhbllokon rezultatin

15 Nëntor 2020, 17:17 Nga DOSJA
NDESHJA me Kazakistanin! Shqipëria kalon në avantazh, Cikalleshi

TIRANË–Ka startuar në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit,  e vlefshme për Ligën e Kombeve. Objektivi i kuqezinjve është padyshim fitorja, për të shpresuar deri në fund, te vendi i parë në grup.

Në minutën e 16-të Sokol Cikalleshi ka shënuar për Shqipërinë.  Harkimi nga e djathta nga ana e Memushajt, bomberi kavajas nuk fal duke goditur saktë me kokë.

Goli i parë i Shqipërisë në stadiumin e ri “Air Albania”. Në minutën e 23-të realizon edhe mbrojtësi Ismajli. Pas një këmbëngulje të admirueshme, shqiptari nuk fal brenda zonës duke e dërguar topin në rrjetë.

Vetëm pak sekonda miqtë realizojnë nga mesi i fushës me anët të Ajmbetov! Kuqezinjtë “dehen” nga goli i Ismajlit! Përfiton futbollisti mik, i cili me një perlë nga mesi i fushës shtangu Berishën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja shqiperi-kazakistan ndeshja shqiperi-kazakistan

Sondazh

Poll