Aktualitet

Lejonte në lokalin e tij lojërat e fatit, procedohet penalisht 28-vjeçari në Durrës

22 Prill 2019, 08:19 Nga DOSJA
Lejonte në lokalin e tij lojërat e fatit, procedohet penalisht

Durrës- Penalisht është prodecuar një 28-vjeçar në Durrës pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Mësohet se është proceduar penalisht shtetasi D.D., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18.

Njoftimi i policisë:

Policia vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi D.D., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lojerat e fatit procedohet 28-vjeçari durrës lojerat e fatit procedohet 28-vjeçari durrës

Sondazh

Poll