Politike

‘Numri i testeve nuk ndikon’/ Meta thirrje qeverisë: Është jetike! Shkenca ka folur, koha për të vepruar nuk pret më

16 Nëntor 2020, 14:15 Nga DOSJA
‘Numri i testeve nuk ndikon’/ Meta thirrje qeverisë:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalës së tij në Kuvend, gjatë seancës së sotme plenare. Me anë të një shënimi në rrjetet e tij sociale, Meta kërkon që të shtohet numri i testimeve, edhe pse Rama pretendon se shtimi nuk ndikon në uljen e numrave të të infektuarve. Kreu i shtetit kërkon nga qeverisë që të veprojë sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera dhe të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.

Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më,”-shkruan Meta. 

POSTIMI I PLOTË:

Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.

Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:
1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.
2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.
3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.
4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.
Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment. Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më.

Që prej fillimit të pandeminë dhe shënimit të rasteve të para në Shqipëri të koronavirusit, opozita dhe maxhoranca kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me mënyrën sesi janë ndjekur rastet. PD publikoi një plan me 5 pika për menaxhimin e situatës, duke kërkuar “testim, testim, testim”, ndërsa qeveria pretendon se testimet në masë nuk kanë efikasitet. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll