Aktualitet

Grabitja e milionave në Rinas, zbulohen emrat e të arrestuarve, mes tyre dhe vëllai i Klement Çalës

22 Prill 2019, 07:23 Nga DOSJA
Grabitja e milionave në Rinas, zbulohen emrat e të arrestuarve, mes

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme Policia në një operacion të gjerë, të shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Fushë Krujë është finalizuar me arrestimin e 5 të dyshuarve si grabitësit të Rinasit. Uniformat blu u treguan të rezervuar për identitetin e të arrestuarve, por sot Dosja.al ka mundur t’i zbardh.

Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se të arrestuarit e djeshëm janë: O.V., Alkond Bregasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se, kthehsa në hetime erdhi pas identifikimit të servisit në periferi të Elbasanit, ku u bë dhe modifikimi i furgonit.

Një tjetër person që është arrestuar, arrestohet vëllai i Klement Çalës, të konsideruarit krahu i djathtë i Admir Murataj, të vrarë pas grabitjes së 9 prillit. Eldi Çala rezulton të ketë marrë me qira një servis në zonën e Elbasanit, aty ku u modifikua furgoni me të cilin u krye grabitja e 5.7 milionë eurove në aeoportin e Rinasit. 

Bëhet me dije se nga aty ka nisur e gjithë rrjedha e hetimeve të tjera, ku dhe janë zbuluar disa bashkëpunëorë që janë të arrestuar tashmë. Sipas informacioenve mësohet se dy nga 4 të arrestuarit janë modifikuesit e furgonit. Zbulimi i servisit mendohet të jetë dhe çelësi i të gjithë hetimeve, pasi aty dje është bërë një kontroll i imtësishëm, dhe mund të jenë zbuluar prova. Po ashtu dhe marrja në pyetje e punonjësve mund të ketë hedhur dritë mbi hetimet, të cilat duket se po shkojnë drejt fundit për zbulimin e të gjithë anëtarëve të bandës.

Për arrestimet ka reaguar zyrtarisht dhe Policia e cila bën me dije se të arrestuar janë 4 persona, të cilët dyshohet si të përfshirë në grabitjen spektakolare në Rinas. Sipas Policisë në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

“O. V., 38 vjeç, banues në  Krujë, A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan”, njofton Policia.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet a bengasi f beqiraj grabitja ne rinas r sula saimir çela servisi ne elbasan a bengasi f beqiraj grabitja ne rinas r sula saimir çela servisi ne elbasan

Sondazh

Poll