Aktualitet

Dom Gjergj Meta: Shqiptarët të çuditshëm, falin gjakun e të afërmve dhe vrasin për një gardh

22 Prill 2019, 06:18 Nga DOSJA
Dom Gjergj Meta: Shqiptarët të çuditshëm, falin gjakun e

Tiranë- Dom Gjergj Meta ka deklaruar së fundmi se shqiptarët janë të çuditshëm në tipologjinë e tyre dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as politikanët.

Ai ka shtuar më tej në “Ora News” ne shqiptarët kemi një histori shumë të çuditshme, ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise shumë të mëdha, jemi gati të falim gjak, të falim dhe vrasjen e një të afërmi për arsye të fesë.

Ne shqiptarët kemi një histori shumë të çuditshme, ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise shumë të mëdha, jemi gati të falim gjak, të falim dhe vrasjen e një të afërmi për arsye të fesë, atdheut, të një bese të dhënë. Por ne jemi edhe po ato që zihemi për një gardh ose vritemi dhe për një gardh. Është tipologji shumë e çuditshme kjo e jona, e shqiptarëve. Nga kjo nuk janë të veçuar politikanët tanë. Ata mund të arrijnë që të bëjnë zgjidhje dhe të gjejnë zgjidhje në momentet më absurde që ekzistojnë por nganjëherë janë të aftë të mbyten në një pikë uji, në një gotë uji. Unë kam shpresë sepse politika shqiptare,  shoqëria shqiptare ka njerëz shumë të aftë, shumë inteligjentë, me shpirt të madh, ka njerëz të rinj energjik të cilët mund ta lënë mënjanë fjalorin e dhunshëm apo cinizmin dhe të ulen përreth një tryeze për të gjetur një zgjidhje dhe për tu dhënë një zgjidhje shqiptarëve  për orientimin e tyre intra, brenda realitetit tonë, por edhe për orientimin tonë europian. Në të gjithë këto situata që mund të duken të pamundura dhe absurde unë mendoj se mund të gjendet dhe do të gjendet zgjidhja me dialog dhe kompromis, falë edhe partnerevë tanë ndërkombëtarë, faktorit të brendshëm por edhe falë kontributit që mund të japin edhe religjionet në këtë proces historik, në këto procese historike që po kalon vendi ynë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta shqiptarët të çuditshëm dom gjergj meta shqiptarët të çuditshëm

Sondazh

Poll