Aktualitet

Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Brahim Dragjoshi

16 Nëntor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i prokurorisë së

TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër Brahim Dragjoshi është shkarkuar nga detyra. KPK ka konstatuar probleme me burimin e pasurisë për shtëpinë e tij në Paskuqan si dhe për mënyren e përvetësimit të tokës nga ana e këtij subjekti. Procesi i vetingut ndaj tij u zhvillua nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Ai akuzohet se ka ndërtuar pa leje një shtëpi tre katëshe.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brahim dragjoshi brahim dragjoshi

Sondazh

Poll