Aktualitet

Operacion ndërkombëtar, sekuestrohen 1776 armë zjarri në 25 vende europiane, pranga 11 personave, mes tyre dy shqiptarë, ar

16 Nëntor 2020, 08:33 Nga DOSJA
Operacion ndërkombëtar, sekuestrohen 1776 armë zjarri në 25

TIRANË– 1 776 armë zjarri janë sekuestruar dhe janë vënë në pranga 11 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë. Europol njoftoi se në bashkëpunim me policitë e 24 vendeve europiane, kanë zhvilluar një operacion të koduar me erin ‘Bosfori’ dhe të drejtuar nga Policia Rumune.

Pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe Policia e Shtetit, në kuadër të të cilit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa të të dyshuarve për armëmbajtje pa leje. Që nga data 2, deri në 11 nëntor, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish duke gjetur armë, municione, kanabis,kokainë, gëzhoja dhe dokumente të falsifikuara. Për pasojë janë arrestuar 11 persona, mes tyre dy shqiptarë, por që ende nuk u dihen emrat.

Dosja.al ka mësuar se një prej pikënisjeve të këtij operacionin kanë qenë armët e përdorura në krime të ndodhura në Shqipëri. Ato janë prodhim turk dhe ky detaj ka sjellë edhe zgjerimin e hetimeve në bashkëpunim me 24 vende europianëe. Armët futeshin në Shqipëri përmes Bullgarisë dhe shiteshin në treg të zi me çmime nga 1 mijë e deri në 2500 euro.

Edhe Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar. Sipas njoftimit zyrtar, në Shqipëri në kuadër të operacionit “Bosfori”, janë sekuestruar 7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake). Gjithashtu bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga, nëntë persona.

Bilanci total i sekuestrimeve:

1 776 armë zjarri

11 arrestime;

191 pistoleta;

3 714 gëzhoja municioni;

sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;

paketat e cigareve të stampuara;

1 automjet;

164 fishekë copë piroteknikë;

Si dhe dokumente false të identitetit.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion nderkombetar per armet operacioni bosfori operacioni nderkombetar trafikimi i armeve operacion nderkombetar per armet operacioni bosfori operacioni nderkombetar trafikimi i armeve

Sondazh

Poll