Aktualitet

U rrahën me njëri-tjetrin dhe iu sulën policëve, 4 të arrestuar në Pogradec, çfarë ndodhi gjatë natës…

16 Nëntor 2020, 09:55 Nga DOSJA
U rrahën me njëri-tjetrin dhe iu sulën policëve, 4 të

POGRADEC- Një sherr banal ka ndodhur në Pogradec, ku 4 persona pasi janë rrahur me njëri-tjetrin, kanë qëlluar dhe policët që kanë shkuar për t’i shoqëruar në Komisariat. Policia e Shteti njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetin, ndërsa të arrestuarit janë E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË:
Pogradec, U konfliktuan me njëri-tjetrin dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit, arrestohen në flagrancë 4 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3 po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, janë nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët. Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne pogradec sherr ne pogradec

Sondazh

Poll