Aktualitet

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokuroren Dorina Bejko

16 Nëntor 2020, 08:09 Nga DOSJA
Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokuroren Dorina Bejko

TIRANË– KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren Dorina Bejko. Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko u përball të premten me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasaktësi dhe mospërputhje për likujditetet dhe burimin e krijimit të disa pasurive, ndërkohë që Bejko u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Dorina Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit. Aktualisht ajo e ushtron funksionin si drejtuese e përkohshme në këtë prokurori.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorina bejko dorina bejko

Sondazh

Poll