Aktualitet

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 person.

16 Nëntor 2020, 08:29 Nga DOSJA
Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në

KORÇË- Policia ka bërë të ditur se ka bërë të mundur arrestimin e personit me iniciale D.M 32 vjeç banues në Korçë për shaka se u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Personi me banim në Korçë u arrestua në aksin rrugor Pogradec-Librazhd duke transportuar 4 persona drejt Tiranës për biletën 215 euro për secilin.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të tij goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, pranë vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt fitimit 215 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

 

A post shared by Policia e Shtetit (@policiae_shtetit)

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit transport i paligjshem emigrantesh policia e shtetit transport i paligjshem emigrantesh

Sondazh

Poll