IMT në Baldushk, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje
16 Nëntor 2020, 09:34Nga DOSJA
BALDUSHK– IMT ka nisur ditën e sotme shembjen e magazinave në fshatin Mustafakoç të Baldushkut. Aksioni po kryhet në prani të policisë së shtetit pasi banorët janë në kundërshtim me shembjen.
Banorët thonë se shembjet po bëhen pa të drejtë pasi ata janë në proces gjyqësor.
“I nxjerrim letrat, por nuk i marrin parasysh. Ato kanë nisur shembjen pa të drejtë. Avokati na thotë mos i lini pasi aksioni është I paligjshëm. “Na morën para si bagëti, zaptuan dhe i hapën rrugë fadromave”-thonë banorët.
Bashkia e Tiranës mësohet se këto ambiente do i përdorë për ndërtimin e godinave për të strehur të pastrehët e mbetur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Prokuroria e Kukësit ka kopsitur dosjen për këngëtaren Fjolla Morina e cila më 19 shtator u ndalua nga policia Kufitare e Morinës, pasi kishte...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin ‘Bosfori’, në kuadër të së cilit u sekuestruan 1 776 armë zjarri. Mësohet se në ...
VLORË– Dy punonjëse kanë rezultuar me COVID, ndaj ISHSH ka vendosur të mbyllë për herë të dytë kopshtin numer 2 në qytetin e Vlorës.Për 6 punonjëse t...
TIRANË– 1 776 armë zjarri janë sekuestruar dhe janë vënë në pranga 11 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë. Europol njoftoi se në bashkëpunim me policitë e ...
TIRANË– KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren Dorina Bejko. Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko u përball të premten me gjetjet e Komisio...
GJIROKASTËR– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të emigrantëve. Sipas njoftimit të Policisë, E. T., 19 vjeç, banues në Kamzë, T...
DURRËS-Banorët e një pallati në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm pasi pallati i tyre i cili ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të 20...