Aktualitet

Nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme, arrestohet 43-vjeçari në Poliçan

16 Nëntor 2020, 07:38 Nga DOSJA
Nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme,

SKRAPAR– Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga poliia e Skraparit, pasi akuzohet se ka marrë pllaka në Malin e Tomorrit, në një zonë të shpallur ‘Park Kombëtar”. Sipas njoftimit të policisë, 43-vjeçari me inicialet D.B., është kapur nga shërbimet e pyjores, teksa po transportonte materialin e gurit me kamion.

43-vjeçari, banues në Poliçan, është ndaluar dhe i është bërë kontrolli, duke nxjerrë zbuluar kështu edhe veprimtarinë e paligjshme. Ai akuzohet se ka dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Njoftimi i policisë Skrapar. Vijon kontrolli për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 1 shtetas, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Kundërshtim i punonjësve që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: •D. B., 43 vjeç, banues në Poliçan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u konstatua nga shërbimet e pyjores. Shtetasi D. B nuk iu është bindur shërbimeve të zonave të mbrojtura, për kryerjen e veprimeve te tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 43 vjecari ne polican polican arrestohet 43 vjecari ne polican polican

Sondazh

Poll