Aktualitet

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Banorët e Durrësit në protestë, kërkojnë rikonstruktimin e plotë të p

16 Nëntor 2020, 07:49 Nga DOSJA
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Banorët

DURRËS-Banorët e një pallati në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm pasi pallati i tyre i cili ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, është në gjendje të pabanueshme.

Kjo pasi sipas banorëve të cilët u prononcuan për ‘Faxnews’, afër pallatit të tyre është duke u ndërtuar një shkollë dhe themelet e kësaj të fundit e kanë dëmtuar shumë pallatin e tyre.

Firma që e ndërtoi ta rindërtojë sërish pallatin. Duhet bërë rikonstruktimi i të gjithë pallatit, u dëmtua nga hapja e themeleve për shkollën që u ndërtua këtu pranë.’– shprehet një banor.

Banorët mendojnë se pallati vetëm do të sovatohet nga jashtë dhe nuk do ti bëjnë rikonstruktim të plotë. Frika e tyre është se nëse futen të jetojnë do t’ju shembet tavani në kokë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne proteste ne durres banoret ne proteste ne durres

Sondazh

Poll