Politike

“Ka një arsye pse janë ulur vrasjet”, deputeti Korab Lita akuza Lleshajt: Illyrian Guard e përdorni për vota, punësoni

16 Nëntor 2020, 09:33 Nga DOSJA
“Ka një arsye pse janë ulur vrasjet”, deputeti Korab Lita

TIRANE- Deputeti Korab Lita ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, se policia private “Illyrian Guard” po përdoret nga Partia Socialiste për të punësuar militantë. Gjatë interpelancës në Kuvend, Lita tha se policët sot tradhtohen nga eprorët, ndërsa për uljen e numrit të vrasjeve, sipas deputetit kjo vjen për shkak të bashkëpunimit të qeverisë me kriminelët.

PJESË NGA FJALA E LITËS: 

Është shoqëri private e PS, duke përdorur paratë e shqiptarëve për të punësuar militantë të PS me një rrogë të majme për të blerë votat me shqiptarët. Sesa profesionale është kjo shoqëri hapni emisionet investigative për t’i parë. Shqipëria sot po kalon një situatë tejet të rëndë në lidhje me kriminalitetin. Puna e policisë është e vështirë por e nderuar. Objekti i punës së policis është përballja me krimin, por është e pamundur kur policia nuk ka një zinxhir drejtues që ti tradhtojë e t’ju vihet në rrezik jeta nga eprorët. I lexuam grafikët e shifrat me emra të bukur. Është ulur numri i vrasjeve, edhe mundësisht edhe me vitin ’44. Ministër, ka një arsye pse janë ulur vrasjet. Deri në 2013, lufta me krimin qe frontale, sot, ju i keni miq ju rrini me ta, dhe e dinë që dhe po u futën, do të dalin për 6 muaj dhe do të marrin një parcelë të mbjellin duhan, e dini mirë ju këtë. Ju thirra të thoni gjendjen reale ku ndodhet vendi, lërini pallavrat elektorale se kanë 7 vite që dëgjojnë ekspertin, kryeministrin. Ka raste kur policët detyrohen të vadisin me zorrë në dorë parcelat e kanabisit. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike korab lita seanca plenare 16 nentor 2020 korab lita seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll