Aktualitet

Atentat ndaj biznesmenit Andon Dhima? ‘Apeli’ nxjerr nga qelia një nga autorët: S’ka prova!

15 Nëntor 2020, 19:45 Nga DOSJA
Atentat ndaj biznesmenit Andon Dhima? ‘Apeli’ nxjerr nga qelia

TIRANË– Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vetëm për njërin prej masave të sigurisë për të arrestuarit, të cilët akuzohen për tentativën për vrasje të biznesmenit Andon Dhima në muajin tetor në Tiranë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Apelit, togat e zeza të kryeqytetit kanë zbutur masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për një nga të prangosurit, për Mariglen Matohitin. Kjo pasi sipas Prokurorisë nuk ka patur prova të mjaftueshme që të implikonin të riun si i përfshirë në atentatin ndaj Dhimës. Dyshohet se i riu në ngjarje ka patur rolin e vëzhguesit. 

Kjo edhe pse në shtëpinë e tij, Policia e Shtetit gjeti një armë zjarri, e cila supozohej se do të përdorej në krim. Ndërkohë në burg me masë të pandryshuar vijojnë të jenë 3 të arrestuarit e tjerë: Grid Leno, Albin Hoxha dhe Enea Hoxha.

Çfarë ndodhi më 15 tetor?

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj andon dhimes gerta matohiti grid lenon mariglen matohiti atentati ndaj andon dhimes gerta matohiti grid lenon mariglen matohiti

Sondazh

Poll