Aktualitet

“Ah korona, i luajti mendsh njerëzit e shkretë”/ Mjekja Anika Dokle rrëfen reagimin e taksistit kur i tha që në librari

15 Nëntor 2020, 15:00 Nga DOSJA
“Ah korona, i luajti mendsh njerëzit e shkretë”/ Mjekja

TIRANË-Mjekja e njohur Anika Dokle ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një histori që i ndodhi diten e djeshme. Ajo shkruan se kishte vendosur të blinte një libër e teksa priste në taksi shoqen e saj që ishte në librari ishte habitur nga reagimi i taksistit.

Ky i fundit teksa ka dashur të dinte arsyen e vonesës së shoqes së Dokles u habit kur mësoi se në librari kishte rradhë pasi vërdallë është korona.

“Radhë te libraria? Njerëzit janë çmendur përfundimisht. Si mund të ketë radhë për libra? Ah, Korona, Korona! I luajti mendsh njerëzit e shkretë!“- ishte shprehur taksisti.

Postimi i plotë:

Një copëz e shtune nëpër Tiranë… Pasi bëmë pazar në një treg me prodhime bio, unë dhe Ina vendosëm që para se të shkonim në shtëpi, të kalonim nga “Adrion” për të blerë nja dy libra. I kishim të qartë titujt dhe nuk nguruam: unë do të merrja “Jetë në një kuti shkrepësesh” të Fatos Kongolit dhe Ina “1984” të George Orwell. Ashtu të ngarkuara, morëm një taksi dhe u afruam te libraria. Për shkak të konfigurimit të qendrës së qytetit, u ndalëm disa metra larg dyqanit të librave dhe vendosëm që unë të prisja në taksi dhe librat t’i blinte Ina, e cila u nis me vrap të lehtë për të mos vënë në “siklet” taksimetrin. Kaluan disa minuta dhe taksisti më thotë: “Merre njëherë vajzën në telefon, pse po vonohet?”Unë, pa më të voglin ngurim e marr dhe Ina më tregon se kishte radhë te libraria.I shpjegoj taksisit arsyen e vonesës dhe ai më kthehet: “Radhë te libraria? Njerëzit janë çmendur përfundimisht. Si mund të ketë radhë për libra? Ah, Korona, Korona! I luajti mendsh njerëzit e shkretë! “Mua ndërkaq, më kishte mbetur kungulli bio në dorë…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anika dokle anika dokle

Sondazh

Poll