Aktualitet

294 mijë eurot në kamion, shoferi i kamionit del para Gjykatës, Murikaj ngelet në burg… çfarë deklaroi para togave t

15 Nëntor 2020, 13:30 Nga DOSJA
294 mijë eurot në kamion, shoferi i kamionit del para Gjykatës,

DURRËS- Ferdinand Murikaj, 29-vjeçari i arrestuar tri netë më parë në kamionin ku u gjetën dhe sekuestruan 294 mijë euro me destinacion qytetin e Lushnjes, është lënë në burg. Burime për Dosja.al bëjnë me dije, se i riu doli sot para togave të zeza, që caktuan masën e sigurisë “arrest me burg”.

Murikaj, gjatë seancës nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa gjykata e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e tij. Ai akuzohet për ”mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe ”pastrim i produkteve të veprës penale”.

Tri netë më parë, në një kamion në Portin e Durrësit u gjetën 294 mijë e 30 euro. Në kërkim u shpall Erjon Jovani, 36 vjeç, pronar i kamionit, i skeduar më herët për trafik droge. Pistat janë disa, por kryesorja është se paratë janë nisur nga Bergamo e Italisë dhe janë pasuri e grupeve shqiptare të trafikut të drogës atje.

Paratë do të vinin në Shqipëri dhe konkretisht në qytetin e Lushnjes, nga ku do të shpërndaheshin për t’u investuar në aktivitete të ndryshme.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand murikaj ferdinand murikaj

Sondazh

Poll