Aktualitet

U infektua me Covid-19 dhe u dërgua në Itali/ Gjendja e Imzot George Frendo është e mirë

15 Nëntor 2020, 17:02 Nga DOSJA
U infektua me Covid-19 dhe u dërgua në Itali/ Gjendja e Imzot George

 ITALI-Imzot George Frendo, i cili disa ditë më parë u transferua në spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari) pasi ishte infektuar me COVID-19, është në gjendje më të mirë.

Zyra e Shtypit të Kishës Katolike Zemra e Krishtit  ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij ku ka thënë se ai ndjehetë më mirë dhe ditën e sotme ka pasur mundësi të  kremtojë Meshën e Shenjte në kapelën e repartit Covid-19 ku ndodhet, së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus.

Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo

Nga kontaktet me përgjegjësit e repartit Covid-19 të spitalit “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari), na lajmërojnë gjendja shëndetësore e SH. T., Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës, është shumë e mirë; ai po shkon drejt rikuperimit gradual si dhe çdo gjë paraqitet e qëndrueshme. Nga një video-telefonatë e bërë, Imzot Frendo ka treguar se po kalon momente të qeta nën kujdesin e fretërve kapuçin dhe kapelanëve të këtij spitali. Sot ka pasur mundësinë të kremtojë Meshën Shenjte në kapelën e repartit Covid ku ndodhet në këtë spital, së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus.Imzot Frendo shprehet i padurueshëm për t’u kthyer në përditshmërinë e tij në Arqidioqezë (Tiranë) dhe jetën baritore. Ne vijojmë lutjet që shëndeti i tij të kthehet në normalitet si dhe bashkohemi me lutjen e Kishës që nuk ndalet për të gjithë të prekurit nga Covid-19, e sidomos lutemi edhe për të gjithë stafet mjekësore që po kujdesen me orare të pafundme,”-thuhet në njoftim. 

Imzot George Frendo tre ditë më parë është infektuar me Covid-19 dhe është dërguar në spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari) të Italisë ku po merrë ndihmë më të specializuar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet george frendo george frendo

Sondazh

Poll