Aktualitet

Vrasja e Ahmet Toskës, 52-vjeçari konflikt për bashkëjetuesen me viktimën, mohon autorësinë: Kam probleme të shëndetit

15 Nëntor 2020, 14:29 Nga DOSJA
Vrasja e Ahmet Toskës, 52-vjeçari konflikt për

FIER– Mëngjesin e sotëm, disa javë pas vrasjes së tronditi qytetin e Fierit, Policia e Shtetit ka prangosur të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 52-vjeçari Fatmir Hoxhaj nuk e ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit, duke pretenduar për gjendje të keqe shëndetësore dhe herë pas herë edhe për probleme të shëndetit mendor.

Dyshohet se në të shkuarën Hoxhaj dhe Toska kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin, pasi dikur të dy kanë bashkëjetuar me të njëjtën grua. I pari që ka bashkëjetuar është Ahmet Toska dhe më pas Hoxhaj, gjë që ka sjellë konflikte mes njëri-tjetrit, duke përfunduar gjithçka me një plumb në kokë.

Historia e shkuar është rikthyer sërish pasi besohet se Hoxhaj, kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij, vijonte në fshehtë. Ndaj për të marrë hak, kishte vendosur që ta eliminonte.  Megjithatë familjarët e viktimës shprehen se nuk e njohin Fatmir Hoxhajn, i cili pretendohet se ka kryer vrasjen.

Në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjerë që dyshohen se kanë bashkëpunuar me të dyshuarin kryesore dhe e kanë ndihmuar me fshehjen e armëve. Prokuroria e Fierit po vijon me hetimet lidhur me vrasjen për të çuar para drejtësisë të gjithë të përfshirët në çështje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fatmir hoxhaj vrasje në fier ahmet toska fatmir hoxhaj vrasje në fier

Sondazh

Poll