COVID shënon tjetër rekord, shifrat rriten frikshëm! 11 viktima dhe 597 raste të reja të infektuara nga pandemia
15 Nëntor 2020, 15:44Nga DOSJA
TIRANË– 11 pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Më shumë të vdekur sot ka numëruar Tirana, dhe mes viktimave ishte edhe një 55-vjeçar. Veç tij ka ndërruar jetë një-62 vjeçar, një 64-vjeçar, një 66-vjeçar, një 70 dhe 71-vjeçare nga Tirana; një 56-vjeçare nga Dibra, një 65-vjeçar nga Lushnja, një 64-vjeçar, një 77-vjeçare, një 82-vjeçar nga Elbasani. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2501 testime të kryera, 597 qytetarë kanë rezultuat të prekur nga pandemia, ndërkohë që sërish rekord mban qyteti i Tiranës. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar, ndërsa janë shëruar 122 të tjerë.
NJOFTIMI NGA MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2501 testime, 122 të shëruar, 597 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana, një 56 vjeçare nga Dibra, një 65 vjeçar nga Lushnja, një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020) Raste të reja ditore 597 Të shëruar ne 24 orë 122 Të shtruar në spitale 393 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 2,501
Testime totale 155,650 Raste pozitive 27,830 Raste të shëruara 12,889 Raste Aktive 14,318 Humbje jete 623
TIRANË-Mjekja e njohur Anika Dokle ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një histori që i ndodhi diten e djeshme. Ajo shkruan se kishte vendosur të blint...
FIER– Mëngjesin e sotëm, disa javë pas vrasjes së tronditi qytetin e Fierit, Policia e Shtetit ka prangosur të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës. Bur...
DURRËS- Ferdinand Murikaj, 29-vjeçari i arrestuar tri netë më parë në kamionin ku u gjetën dhe sekuestruan 294 mijë euro me destinacion qytetin e Lu...
BERAT- Situatë e rënduar me COVID-19 në qytetin e Beratit. Brenda repartit të Karantinës një infermiere është konfirmuar si e infektuar me COVID-19. Burime për ...
Zysh Ina, kështu e njohin shumë persona aktivisten Ina Kasimati. Ajo është simboli i gruas luftarake dhe fitimtare. Një model frymëzimi për gratë dhe vajzat.Për...
KAVAJË– Ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi.I infektuar prej ditësh nga COVID-19, Veizi nuk k...
KUKËS-Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje është ndaluar nga policia në Kukës. Njoftohet se i ndaluari është M. N.,banues në Kukë...
PËRRENJAS– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Përrënjas aty ku një makinë është përplasur me një kamion.Makina e cila kishte brenda disa dasmorë ka p...
TIRANË-Ditën e djeshme ka ndërruar jetë nga COVID ish nën koloneli Ndrec Përkeqi.55 vjeçari kishte 3 javë që luftonte me Covid-19, ndërsa gjendja e ...
TIRANË– Ditën e sotme ka ndërruar jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu si pasojë e COVID.Hysenlliu ishte i shtruar prej 10 ditësh në Sp...