Aktualitet

COVID-19 prek Repartin e Karantinës në Berat, infektohet infermierja, stafi iu shërben 34 pacientëve të sëmurë me virusin

15 Nëntor 2020, 13:21 Nga DOSJA
COVID-19 prek Repartin e Karantinës në Berat, infektohet infermierja,

BERAT- Situatë e rënduar me COVID-19 në qytetin e Beratit. Brenda repartit të Karantinës një infermiere është konfirmuar si e infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes mjekëve dhe infermierëve paniku është rikthyer.

Stafi i Repartit të Karantinës, prej disa muajsh kanë qendruar në shërbim të pacientëve me COVID-19, duke mos shkuar në banesat e tyre. Tanimë pritet që të bëhet karantinimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të këtij reparti, për të parë nëse ka të tjerë të infektuar.

Brenda këtij reparti tashmë janë 34 pacientë të infektuar me COVID, dhe një staf prej 12 mjekësh, infermierësh e punonjës sanitarë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne berat koronavirusi ne berat

Sondazh

Poll