Art&Argëtim

Breshka udhëton drejt plazhit ku ka lindur vetë për të lëshuar vezët, përballet me asfaltin

22 Prill 2019, 09:52 Nga DOSJA
Breshka udhëton drejt plazhit ku ka lindur vetë për të

MALDIVE– Është një fotografi që ilustron pasojat e humbjes së habitatit për kafshët në Tokë. Në Maldive, një breshkë deti ka udhëtuar drejt një asfalti për të lëshuar vezët e saj.

Ky asfalt dikur ka qenë plazh dhe ashtu si të gjitha breshkat, ajo hedhi vezët në plazhin ku kishte lindur vetë.

“Si një natyrë besnike, një breshkë deti pothuajse gjithmonë kthehet për të hedhur vezët e saj në të njëjtin plazh,”- shpjegon CNRS në një shënim. “Vendi i folesë nuk korrespondon me vendndodhjen e ushqimit. Ajo udhëton shumë herë disa qindra kilometra, në mes të oqeaneve, pa asnjë shenjë vizuale, dhe di të kthehet sërish në folenë e saj”.

Një specie në rrezik

Por vendi i saj i lindjes po shndërrohet në një aeroport. Projekti është financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për 60 milionë dollarë për të zhvilluar turizmin në Maafuru, një ishull në Maldive.

Breshka e gjelbër e detit është renditur “në listën e specieve të rrezikuara nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës” (IUCN).

“Pavarësisht nga ndërtimi i shtegut, frekuenca me të cilën breshkat udhëtojnë në ishull për qëllime foleje nuk është zvogëluar”, tha për gazetën lokale Mae Booker, një burim lokal. Sipas mediave lokale, breshka është në gjendje të mirë shëndetësore, falë banorëve që e kthyen atë në det.

Ndërsa burime të tjera shprehen se breshka ngordhi në asfalt më 11 prill, për shkak të thatësirës.

laying eggs on the tarmac though!? surely if she can’t dig, she would go somewhere else? poor mumma turtle

— Kay Critchell (@KayCritchell) April 12, 2019

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete biodiversiteti breshka e detit maldive specie ne rrezik zhdukjeje biodiversiteti breshka e detit maldive specie ne rrezik zhdukjeje

Sondazh

Poll