Art&Argëtim

Xhensila tregon vështirësitë e të qenit gruaja e Bes kallakut: Ma nxin jetën

22 Prill 2019, 07:09 Nga DOSJA
Xhensila tregon vështirësitë e të qenit gruaja e Bes

Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuara speciale në ‘BE Coffee’ dhe të gjithë kuriozuan për marrëdhënien bashkëshortore, përtej asaj ç’ka duket. Këngëtarja ka treguar se ka disa gjëra që e acarojnë tek Besi dhe shpesh herë zihen për këtë.

Dy aktorët, Erion Isai dhe Olsi Bylyku bënë një intervistë ku e pyetën këngëtaren për detaje nga marrëdhënia me Bes Kallakun. “A ka ndonjë gjë që ju bezdis tek njëri-tjetri?”

“Nuk ka ndonjë gjë, janë shumë gjëra. Besi ka një fjalë që mua më nxihet jeta sa herë e përdor: 1 sekond. Ai sekondi zgjat 24 orë. Një sekondë për gjithçka. Besi duhet t’I ndërrojmë vajzës pelenën: një second. Kalon 1 orë, 2 orë, 3 orë, I vjen radha pelenës tjetër, prapë: një second. Duhet të ndërrojmë qumështin e vajzës ose Besi më duhet patjetër kjo gjë tani, ai prapë: 1 sekond”,-rrëfeu Xhensila.

Megjithatë Xhensila e ka quajtur bashkëshortin e saj ‘bio’ dhe pavarsisht të gjithave këngëtarja u shpreh se këto janë gjëra të vogla dhe e përgjithshmja është një marrëdhënie e mirë!


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bes kallaku më nxin jetën xhensila myrtezaj zënka bes kallaku më nxin jetën xhensila myrtezaj zënka

Sondazh

Poll