Art&Argëtim

Era Istrefi “tradhtohet” nga komentet në Instagram, zbulohet lidhja me këngëtarin e njohur

21 Prill 2019, 19:01 Nga DOSJA
Era Istrefi “tradhtohet” nga komentet në Instagram, zbulohet

TIRANË- Këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi, shumë herë në media është përfolur për jetën e saj private. Era është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh poston foto provokuese dhe të gjithë dynden të komentojnë.

Këngëtarja prej kohësh po përflitet për një lidhje të re me këngëtarin e njohur britanik, Julian Perretta.

Dyshimet janë shtuar së fundmi, pasi Era ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ndërsa Julian i ka lënë asaj një koment ‘romantik’. “Forever” (përgjithmonë) ka shkruar ai, duke e shoqëruar me një emoji “zemër”, ndërsa Era i është përgjigjur: “and ever” (dhe përgjithmonë), duke shtuar zërat për lidhjen e tyre.

Ende nuk dihet nëse Era është vërtetë në një lidhje me këngëtarin, apo komentet janë thjesht për një raport shoqëror mes tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz era istrefi julian perretta lidhja e re e eres era istrefi julian perretta lidhja e re e eres

Sondazh

Poll