Art&Argëtim

‘Me fat’, pas komenteve të dashurisë, Arbana flet hapur për Eduartin në emision

22 Prill 2019, 09:46 Nga DOSJA
‘Me fat’, pas komenteve të dashurisë, Arbana flet hapur

TIRANË- Prej kohësh diskutohet romanca e tyre. Por përtej komenteve Arbana ka vendosur të thotë disa fjalë në emision për regjisorin, Eduart Grishajn.

Mbrëmja e së shtunës, ishte surprizuese, sepse e pranishme në studio ishte dhe Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja lancoi para pak kohësh këngën ‘Sekreti im’ ku klipi ishte realizuar nga regjisori, Eduart Grishaj. Në shenjë falenderuese, Xhensila përmendi dhe emrin e tij, por reagimi i Arbana Osmanit na dha një tjetër sinjal se dashuria e tyre është një histori reale.

Xhensila Myrtezaj: Dua të falenderoj regjisorin më të mirë, Eduart grishajn, për realizimin e klipit të këësaj kënge. Ai është përfundimisht regjisori i së ardhmes.”-ka rrëfyer Xhensila në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur”.

Por, pas fjalëve të këngëtares, në sy ra komenti i moderatores.

“E vërtetë, jemi me fat që e kemi tonin,”-është shprehur Arbana Osmani.

Risjellim në vëmendje se vetëm para pak ditësh, çifti i përfolur nuk u kursyen me fjalë romantike, duke krahasuar njëri-tjetrin me diellin!

(R.L/Dosja.al)

 

                                                                                             

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani eduart grishaj flet hapur histori dashurie romancë arbana osmani eduart grishaj flet hapur histori dashurie romancë

Sondazh

Poll