Art&Argëtim

Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës, çfarë duhet të dimë?

22 Prill 2019, 09:19 Nga DOSJA
Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës, çfarë duhet të

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, mbi 1 miliard njerëz ndërgjegjësohen që në disa forma të përkujdesen për të. Çdo vit organizohen festivale dhe marshime në 192 shtete në mbështetje të mbrojtjes së mjedisit.

Kjo ditë u themelua nga ish-senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson pasi dënoi ashpër derdhjen masive të naftës në Santa Barbara në vitin 1969. Për të dënuar veprën, 20 milion njerëz marshuan kudo në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, eventi u bë global me rreth 200 milion pjesëmarrës nga 141 shtete që e festuan sipas Rrjetit të Ditës së Tokës.

Kjo ditë ka flamurin e vet i cili u krijua nga aktivisti amerikan John McConnell dhe që shfaq qëllimisht një foto të botës.

Mëngjesin e 22 prillit, njerëzit në të gjithë botën mblidhen në një nismë për t’i ardhur në ndihmë globit. Por gjithçka nis dhe mbaron në një ditë. Megjithatë nëse njerëzit kuptojnë vlerën e vërtetë të tokës, dhe ndikimin që ka mirëqenia e saj tek ne, këtë ndërgjegjësim nuk do ta kishin vetëm në një ditë të vitit, por në çdo ditë të saj.

Një nga format ndërgjegjësuese për këtë ditë të shënuar është dhe fikja e dritave pas mesnate, 1 orë, në shenjë sensibilizimi.

Një listë e gjërave që duhet të na bëhen zakon në ndihmë të mjedisit dhe të mirëqenies tonë janë:

1.Ecni, përdorni biçikletë, ose mjete të transportit publik. Në këtë mënyrë do të kurseni ndotjen që vjen nga përdorimi i mjeteve që lëshojnë gazra ndotës.

2.Mos përdorni gota, shishe, qese plastike. Shmangni sa më shumë të mundeni, sepse dekom,pozimi i qeseve plastike kërkon shekuj dhe përdorimi i tyre është në dëm të mjedisit.

3.Shtoni gjelbërimin në ambjentin tuaj. Duke shtuar gjelbërimin do të thithni një ajër më të pastër dhe do të bëni një jetë më të shëndetshme.

4.Konsumoni produkte vendase dhe shmangni mishin. Duke blerë produkte vendsase, i japim më shumë mbështetje bujqve dhe fermerëve të kujdesen për tokën, ta kultivojnë dhe ta mbjellin atë. Ndërsa konsumimi i mishit dëmton shendetin tonë por mbi të gjitha tokën, në sajë të pesticideve dhe plehrave që I hidhen tokës.

5.Mbi të gjitha, pastroni ambjentin përrreth. Kjo është e domosdoshme për të pasur një ambjent të shëndetshëm. Ndërgjegjësimi i komunitetit ndihmon në një jetë të shëndetshme duke i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur ambjentit në të cilin jetojmë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 22 prill dita nderkombetare e tokes mjedisi ndërgjegjësim 22 prill dita nderkombetare e tokes mjedisi ndërgjegjësim

Sondazh

Poll